Tregimi ynë!

Ne jemi një kompani e vogël me ëndrra të mëdha, të përqendruar në inovacionin dhe zgjidhjet e problemeve – në të menduarit e mënyrave për ta bërë jetën e njerëzve më të lehtë. Në një shoqëri të shpejtë dhe të ngutshme, lehtësia është e rëndësishme. Për më tepër, ne jetojmë në botën ku njerëzit janë udhëtar dhe eksplorues, si turistë ose për qëllime pune; ushqimi është diçka që i lidh të gjithë. Mund të kemi shije të ndryshme në ushqim, por të gjithë duam të dimë se çfarë po hamë, pavarësisht nëse ato vijnë nga alergjitë, kufizimet e dietës apo thjesht për dashurinë ndaj ushqimit. Udhëtimi është pasioni ynë dhe ne mësuam në mënyrën e vështirë që menutë e lexueshëm nuk janë gjithmonë në dispozicion në gjuhë të tjera ose madje të shkruara duke përdorur një alfabet që ne e kuptojmë. Kjo na çoi në idenë e krijimit të TRAMEN.

 

Ekipi ynë ka përvojë në industrinë e kulinarisë dhe të teknologjisë së informacionit. Ne bashkëndjejmë kamerierët kur ata duhet t’u shërbejnë klientë që nuk flasin të njëjtën gjuhë dhe u duhet të përdorin gjeste me duar për të shpjeguar edhe gjërat më të thjeshta. Për më tepër, ne kemi mjaft përvojë në ofrimin e sistemeve komplekse të teknologjisë informative që kanë ndikuar pozitivisht në jetën e shumë njerëzve. Këtë herë vendosëm të kombinojmë ato dy përvoja dhe të sjellim diçka në industrinë e kulinarisë. Vendosëm të sjellim TRAMEN.

 

Pasi që kërkuam kompani të ndryshme që mund të jetësojnë këtë me ne, gjetëm Novende, një kompani me aftësi, përvojë dhe pasion për krijimin e diçkaje të re.